Liga e Kombeve/ Spanja 'paqe' në Beograd, festojnë Portugalia dhe Danimarka

Liga e Kombeve/ Spanja 'paqe' në Beograd, festojnë Portugalia dhe Danimarka

22:45, 05/09/2024

Liga e Kombeve ka filluar këtë të enjte me sezonin e ri, aty ku janë shënuar disa rekorde sa i takon skuadrave kombëtare. Në Lisbonë, Portugalia fitoi 2-1 kundër Kroacisë në Ligën A, me Cristiano Ronaldon (39 vjeç) që shënoi golin e 900-të në karrierë.

Dalot shënoi në fillim për vendasit, para se CR7 të kapte shifrën që e bën një legjendë të gjallë të futbollit. Autogoli i Dalot nuk i shërbeu ballkanasve të Dalic për të dalë me një pikë nga transferta.

Në Copenhagen, Danimarka fitoi 2-0 kundër Zvicrës me golat e Dorgu dhe Hjorberg. Për helvetët Elvedi dhe Xhaka dolën me karton të kuq. Në Beograd, Serbia dhe Spanja barazuan 0-0.

Skocia dhe Polonia barazuan 2-2.

Në Ligën C, Suedia fitoi 1-3 kundër Azerbajxhanit, teksa Irlanda e Veriut mundi 2-0 Luksemburgun.

Historike për San Marinon, që në shtëpi fitoi 1-0 kundër Lihtenshtajnit. Kjo ishte fitorja e parë për San Marinon pas 20 vitesh, me të fundit që datonte më 28 prillin 2004, po 1-0 kundër Lihtenshtajnit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco