Ndeshja ndaj Rumanisë, Muriqi motivon ekipin: Besojmë shumë në 'hakmarrje', luajmë për fitore

Ndeshja ndaj Rumanisë, Muriqi motivon ekipin: Besojmë shumë në 'hakmarrje', luajmë për fitore

17:28, 05/09/2024

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi doli në konferencë para ndeshjes ndaj Rumanisë (Nations League).

“Besojmë shumë në “hakmarrje” brenda vijave kufizuese. Nëse e fitojmë 3-pikëshin, do të jetë një goditje shumë e madhe për ta. Me gjithë respektin për kombëtaret tjera, ne dhe Rumania jemi favorit për vendin e parë.

E vlerësojmë shumë si kundërshtar Rumaninë, ata e merituan të kualifikohen, kanë lojtarë shumë të mirë. Por me gjithë respektin për Rumaninë, ne do të shkojmë për fitore” – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco