ESPN rendit sportistët më të mirë të shekullit: Messi mposht Ronaldon, por del i treti

ESPN rendit sportistët më të mirë të shekullit: Messi mposht Ronaldon, por del i treti

16:28, 05/09/2024

ESPN ka realizuar një anketë me mbi 75 mijë gazetarë, analistë, producentë dhe ekspertë të ndryshëm me pyetjen se kush është sportisti më i mirë i shekullit të ri. Përgjigjja nuk ka rezultuar ndonjë befasi e madhe, sepse si media amerikane, fituesi padiskutim që do të dilte një amerikan.

Rezultati përfundimtar: numri 1 i sportit për këtë shekull është Michel Phelps, notari i famshëm rekordmen, fitues i 28 medaljeve olimpike.

Pas tij renditet një tjetër amerikane, tenistja Serena Williams, e cila ka fituar 23 Grand Slam për femra. Në podium ngjitet një futbollist. Kush mund të ishte tjetër, përvecse Lionel Messi, kampioni i botës? Cristiano Ronaldo urojmë të mos ta lexojë këtë anketë.

Vijojmë me vendet më poshtë: i katërti LeBron James, katër herë kampion i NBA, i pesti Tom Brady, i gjashti Roger Federer, pasuar nga Simone Biles,Tiger Woods, Usain Bolt dhe Kobe Bryant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco