Liverpool nuk ndalet, mesfushori i radhës vjen nga Italia!

Liverpool nuk ndalet, mesfushori i radhës vjen nga Italia!

15:56, 01/09/2024

 

Szoboszlai, Mac Allister, Endo dhe Gravenberch duken lojtarë të mjaftueshëm në mesfushën e Liverpool-it, por duket se klubi i kuq nuk ngopet me kaq. Drejtuesit po mendojnë një ndërhyrje tjetër.

Sipas raportimeve më të fundit, lojtari i menduar nga Arne Slot është një emër premtues nga kampionati italian. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e Genoa, Morten Frendrup, i cili në Serie A konsiderohet gjithmonë titullar i padiskutueshëm. Sezonin e kaluar ai e mbylli me 2 gola dhe 6 asistime.

Frendrup u transferua te Genoa në merkaton e dimrit në vitin 2022 për më pak se 4 mln euro. 22-vjeçari tashmë pritet të ndihmojë klubin italian, sepse Liverpool është gati të investojë minimalisht 10 mln euro për të.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco