Formula 1/ McLaren dominon provat zyrtare në Monza

Formula 1/ McLaren dominon provat zyrtare në Monza

19:59, 31/08/2024

Lando Norris me McLaren siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Monza, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1.

Piloti britanik dha kohën 1’19”327, duke qenë më i shpejti në pistë dhe siguron “pole” numër 5 në karrierë.

Ai do të ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri, që u rendit i dyti.

Një paraqitje e mirë e makinës McLaren, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit britaniku George Russell me Mercedes.

Vetëm vendi i katërt për Charles Leclerc me Ferrari, që në garën e shtëpisë nuk mundi të duelojë për “pole”.

Pas tij u rendit makina tjetër “kokëkuqe” e Carlos Sainz (i pesti) dhe më pas makina tjetër Mercedes e Lewis Hamilton (i gjashti).

Zhgënjimi i këtyre provave zyrtare ishte Red Bull, në vendet 7-8 me të dy pilotët e saj, me Max Verstappen që la pas Sergio Perez.

Makina kampione e botës ishte 7 të dhjetat më e avashtë dhe do të ketë një garë të vështirë nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco