Interi ‘poker’ ndaj Atalantës, Asllani ‘feston’ përballë Gjimshitit

Interi ‘poker’ ndaj Atalantës, Asllani ‘feston’ përballë Gjimshitit

22:50, 30/08/2024

Interi arriti një fitore spektakolare mbrëmjen e sotme duke mposhtur Atalantën me rezultatin 4-0 në duelin e vlefshëm për javën e tretë të Serisë A.

Një autogol i pafat i Gjimshitit në minutën e tretë hapi serinë e golave, ndërkohë që 7 minuta më vonë ishte radha e Barelës që me një gol spektakolar të dyfishonte shifrat.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, zikaltërit shënuan edhe 2 herë të tjera me Turam, i cili kompletoi dopietën në minutat 47 dhe 56.

Për sa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 61-të të sfidës duke zënë vendin e Çalhanoglu.

Në fund festa ishte e gjitha e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, që fitoi “derbin” me Berat Gjimshitin. 

Duelin e radhës Interi do e luajë në transfertë ndaj Monzës, ndërkohë që Atalanta pret në shtëpi Fiorentinën.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco