Mesfushori lë Manchester United pas 22 vitesh, transferohet te Napoli

Mesfushori lë Manchester United pas 22 vitesh, transferohet te Napoli

22:26, 30/08/2024

Mesfushori skocez, Scott McTominay, e ka përfunduar qëndrimin 22-vjeçar te Manchester United dhe i është bashkuar Napolit mbrëmjen e sotme.

Lajmi është konfirmuar nga të dy klubet.

27-vjeçari McTominay iu bashkua Unitedit në moshën pesëvjeçare dhe zhvilloi 178 paraqitje në Premier League, qëkur debutoi në vitin 2017.

Transferimi i skocezit i ka kushtuar skuadrës së Serie A, 30.5 milionë euro.

McTominay është transferimi i dytë madhor për Napolin nga Premier League, pasi gjatë javës i siguroi edhe shërbimet e Romelu Lukakut nga Chelsea.

Ndeshja e fundit e tij me fanellën e “djajve të kuq” ishte të shtunën, në disfatën 2-1 nga Brightoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco