Egnatia me pikë të plota, mund edhe Laçin

Egnatia me pikë të plota, mund edhe Laçin

19:24, 25/08/2024

Rrogozhinasit kanë marrë një fitore 2-1 në javën e dytë të Superiores

Egnatia nuk fal dhe në javën e dytë të Superiores, duke siguruar pikët e plota me një fitore 2-1 përballë Laçit në “Arena Egnatia”. Rrogozhinasit kaluan në avantazh në minutën e 20-të me anë të Joel. 1-0, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë.

Rrogozhinasit arritën të dyfishojnë shifrat në minutën e 67-të me protagonist Fangajn, i cili finalizoj mjaft bukur. Megjithatë, kurbinasit reaguan në minutën e 73-të duke ngushtuar shifrat në 2-1 me Bockën, i cili shtatë minuta më vonë humbi një mundëis të artë për të vendosur barazpeshën.

Tetë minuta nga fundi ka dhë një gol të anuluar për rrogozhinasit, por që nuk ndryshon asgjë në fatin e ndeshjes. Egnatia rrëmben fitoren e dytë, me pikë të plota, 6 pikë, ndërsa Laçi mbetet me 1 pikë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco