Bayern Munich e nis me fitore sezonin e ri në Bundesligë

Bayern Munich e nis me fitore sezonin e ri në Bundesligë

17:45, 25/08/2024

 

Bayern Munich ka marr fitore ndaj Wolfsburg si mysafir me rezultat 3-2 në ndeshjen hapëse të Bundesligës.  

Bavarezët e nisën furishëm ndeshjen duke krijuar disa raste, me Serge Gnabry, Harry Kane dhe Joshua Kimmich, por nuk arritën të shënonin. 

U desh të pritej minuta e 21-të, kur Jamal Musiala shënoi gol pas asistimit të Sacha Boey për 1-0. 

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë e takimit.  Wolfsburg fitoi penallti në start ku Lovro Mejer arriti ta kthej në gol për 1-1. 

Nuk vonoi shumë dhe Ujqërit morën epërsinë, me Mejer që shënoi për 2-1 pas asistimit të Patrick Wimmer. Shifrat u barazuan në 2-2, fal një autogoli të Jakub Kaminskit, i cili mposhti portierin e tij.  Bayern Munich arriti të marr epërsinë dhe për rrjedhojë edhe fitoren me golin e shënuar në minutën e 83-të me Serge Gnabry për 3-2. 

Pasi e humbi titullin sezonin e shkuar, me ardhjen e Vicent Kompany si trajner, tashmë Bayern Munich do të kërkojë të kthejë trofeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco