Interi arrin fitoren e parë sezonale dhe merr kreun e Serie A

Interi arrin fitoren e parë sezonale dhe merr kreun e Serie A

22:47, 24/08/2024

Interi ka shënuar fitore ndaj Lecces me rezultat 2-0 në kuadër të  javës s dytë të Serie A.

Pas barazimit në ndeshjen e parë, Interi u fut me të gjitha forcat që të fitonte në shtëpi dhe shpejt e zhbllokoi rezultatin.

Zhvillohej minuta e pestë kur Mateo Darmian shënoi për 1-0 pas asistimit të Mehdi Taremit.

Në minutën e 15-të, lojtarët e Lecces kërkuan penallti për një prekje me dorë të lojtarëve të Interit, por që edhe pas shikimit në VAR gjyqtari Di Marco nuk vendoi për pikën e bardhë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në mesin e pjesës së dytë, ishte Interi ajo që fitoi penallti.

Nga pika e bardhë doli të ishte i saktë Hakan Calhanoglu i cili shënoi për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Interi iu gëzua fitores së parë sezonale.

Ylber Ramadani luajti gjithë ndeshjen, ndërsa Kristjan Asllani dhe Medon Berisha u futën në lojë pas minutës së 80-të.

Interi tani ka 4 pikë në renditje, ndërsa Lecce është e fundit pa pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco