Bundesliga/ Dortmundi e nis me fitore me trajnerin e ri

Bundesliga/ Dortmundi e nis me fitore me trajnerin e ri

22:22, 24/08/2024

Trajneri Nuri Shahin e ka nisur me fitore periudhën e re të Borussia Dortmundit.

Dortmundi në “Signal Iduna Park” fitoi sot me rezultatin 2-0 ndaj Eintracht Frnakfurtit, në ndeshjen e xhiros së parë të elitës gjermane.

Golat e fitores “verdhezinjtë” i shënuan në pjesën e dytë.

Jamie Bynoe-Gittens i shënoi të dy golat e fitores.

Sulmuesi anglez realizoi fillimisht në minutën e 72-të, ndërsa epilogun final të takimit e vendosi në minutën e tretë të kohës shtesë.

Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 59-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco