Lazio bën dedikimin e veçantë për Elseid Hysajn

Lazio bën dedikimin e veçantë për Elseid Hysajn

22:15, 24/08/2024

Lazio u mposht pasditen e sotme nga Udineze me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të Serisë A.

Përballja e sotme ishte speciale për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili u aktivizua sot për herë të 300-të në një ndeshje të Seria A.

Për këtë klubi i Lazios ka postuar një poster në rrjetet sociale.  

Hysaj u aktivizua në këtë takim si zëvendësues, kur luhej minuta e 82-të.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori vendin e Marusic. 

Luka dhe Thauvin ishin autorët e golave për Udinezen, ndërkohë që golin e vetëm për Lazion e shënoi Isaksen. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco