Rezultatet në Premier League/ Spektakël i Manchester Cityt, Haaland shpërthen me tripletë

Rezultatet në Premier League/ Spektakël i Manchester Cityt, Haaland shpërthen me tripletë

18:05, 24/08/2024

U luajtën në orën 16:00 katër duelet e vlefshme për javën e dytë të Premier Ligës, ku u shënuan në total 15 gola.

Spikasin fitoret e Manchester Cityt dhe Totenhemit.

“Qytetarët” e Pep Guardiolës, triumfuan me përmbysje 4-1 ndaj Ipsuiçit.

Miqtë shënuan të parët me Szmodics në minutën e 7-të, ndërkohë që Haland, në minutën e 12-të, De Bruynne në të 14-tën dhe sërish Haland në të 16-tën, çuan menjëherë rezultatin në 3-1. Për golin e katërt mendoi sërish Haland, i cili e mbylli sfidën me tripletë.

Fitore bindëse edhe për Totenhemin që shpartalloi me rezultatin 4-0 Evertonin.

Në duelet e tjera, festuan West Hem, Fulham dhe Notingham Forest, që arritën të siguronin 3 pikë të arta në duelet e javës së dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco