Interesimi i Barcelonës, Milani vendos për Leaon

Interesimi i Barcelonës, Milani vendos për Leaon

22:36, 22/08/2024

 

Rafael Leao do të qëndrojë te Milani. Në ditët e fundit portugezi ishte lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Katalanasit janë në kërkim të një sulmuesi anësor dhe kishin shprehur interes për yllin e Milanit, por transferimi nuk do të ndodhë në këtë merkato vere.

Kjo u konfirmua nga vetë CEO i Milanit, Giorgio Furlani, i cili deklaroi se lojtari do të qëndrojë te kuqezinjtë me 100%.  

“Rafael Leao nuk do të largohet nga Milani këtë verë. Nuk ka asnjë mundësi për të shkuar te Barcelona, zero. Ai do të qëndrojë te Milani dhe unë ju garantoj 100% se nuk do të largohet”, deklaroi Furlani.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco