Joao Felix zyrtarizohet te Chelsea, detajet e transferimit

Joao Felix zyrtarizohet te Chelsea, detajet e transferimit

14:47, 21/08/2024

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht se Joao Felix i është bashkuar nga skuadra e La Ligës, Atletico Madridi.

Chelsea ra dakord për një tarifë prej rreth 45.5 milionë euro për 24-vjeçarin me Atleticon dhe gjithashtu do të ketë një klauzolë shitjeje si pjesë e marrëveshjes.

Felix ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me Chelsean, ndërsa është vetë faqja zyrtare e Bluve që ka konfirmuar transferimin.

“Chelsea është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Joao Felix nga Atletico Madrid”, thuhet në njoftimin e Bluve.

Portugezi shënoi 4 gola në 20 ndeshje në qëndrimin e tij të mëparshëm te Chelsea dhe shpresoj se ai do të shtojë numrat pas këtij transferimi.

Chelsea dhe Atletico Madridi më herët kanë konfirmuar edhe marrëveshjen për mesfushorin Conor Gallagher, i cili ka kaluar te spanjollët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco