Thiago Motta i fiksuar keq me Juventusin. Edhe qenin e shtëpisë e vesh bardhezi

Thiago Motta i fiksuar keq me Juventusin. Edhe qenin e shtëpisë e vesh bardhezi

11:17, 21/08/2024

Dashuria mes Thiago Motta dhe Juventusit ka lulëzuar zyrtarisht.

Gjithçka që i mungonte fushës, në ndeshjen e parë të kampionatit, ishte vërtetimi i simbiozës mes trajnerit italo-brazilian dhe tifozëve bardhezinj, gati për të përjetuar një sezon ëndrrash mes Serie A dhe Champions League, pa harruar Superkupën e Italisë dhe Kupën e Botës për Klube, një kompeticion krejt i ri.

Një dashuri që prek edhe anëtarët e familjes së Motta, gruan e tij Angela Lee, e cila madje e veshi qenin e tyre Hugo me ngjyrat e “Zonjës së Vjetër”.

Një fytyrë e vogël e ëmbël në plan të parë, emri Hugo në shpinë dhe gjithçka përfundon në rrjetet sociale për t’i bërë tifozët e Juventusit të bien në dashuri me të.

Protagonisti i ditës ishte qeni i Thiago Motta dhe bashkëshortes së tij, Angela Lee, të cilët publikuan disa pamje fantastike të qenushit që mbush shtëpinë e trajnerit italo-brazilian.

Fanella e Juventusit dhe një sinjal dashurie bardhezi, që shoqëron qartë suksesin inaugurues ndaj Como, firmosur nga Mbangula, Weah dhe Cambiaso.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco