Barcelona kërkon Rafael Leao/ Gati oferta, ja cilët janë lojtarët në këmbim për Milan

Barcelona kërkon Rafael Leao/ Gati oferta, ja cilët janë lojtarët në këmbim për Milan

22:42, 20/08/2024

Barcelona dëshiron Rafael Leao. Sulmuesi portugez i Milan u kthye një objektiv për blaugranat pasi negociatat për Nico Williams dështuan. Megjithatë, duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të klubit katalanas ende të angazhuar për të ulur barrën e pagave të larta (i fundit në radhë, Gundogan), operacioni është larg të qenit i vendosur. Milan është i qetë falë kontratës që ka me Leao. Portugezi sapo ka rinovuar deri në vitin 2028 dhe çmimi është vendosur rreth 90-100 milionë euro. Problemi financiar mënjanë, katalanasit duan një goditje të madhe për t’iu përgjigjur Real Madrid dhe portugezi është një nga objektivat.

Lajmin e ka bërë të ditur Mundo Deportivo, duke shpjeguar situatën. Buxheti i lënë mënjanë nga Barcelona për nënshkrimin në atë rol është 60 milionë euro, e njëjta shumë e pashfrytëzuar për Nico Williams. Për të kënaqur presidentin Laporta, një nga admiruesit kryesorë të Leao, dhe për të joshur Milanin të ulet rreth një tavoline, drejtuesit e Blaugranas kanë vënë në tryezë edhe disa lojtarë teknikë në shkëmbim për të zgjedhur. Bëhet fjalë për lojtarë më shumë se të vlerësuar nga kuqezinjtë: Christensen, por edhe Ferran Torres, Inigo Martinez dhe Alejandro Balde.

Gjithsesi, situata mbetet e komplikuar. E pavarësisht ksaj klubi katalanas i është futur punës sepse e di që me Jorge Mendes gjithçka është e mundur. Menaxheri i fuqishëm portugez është nga ata që mund ta kthejë të realizueshme edhe një operacion që duket i pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco