Telenovela 'Broja' drejt fundit, sulmuesi kuqezi transferohet në formë huazimi tek Ipswich Town

Telenovela 'Broja' drejt fundit, sulmuesi kuqezi transferohet në formë huazimi tek Ipswich Town

21:01, 20/08/2024

 

Duket se “telenovela” Armando Broja po shkon drejt mbylljes. Sulmuesi i Shqipërisë pritet të transferohet në formën e huazimit nga Chelsea tek ekipi i sapongjitur në Premier Leagues, Ipswich Town.

Mediat britanike raportojnë se trasnferimi pritet të mbyllet në 24 orët e ardhshme, teksa palët po diskutojnë dhe detajet e fundit të kontratës, sa i përket të drejtës së blerjes, e cila flitet se pritet të jetë rreth 30 milion paund.

Emri i Brojës është folur gjatë gjithë kësaj merkatoje, duke e lidhur me shumë klube si  në kampionatin anglez, po ashtu edhe në Italim Francë apo edhe Turqi. Madje për të u raportua në media se interesoheshin edhe ekipe si Everton, Juventus, Milan dhe Borussia Dortmund.

Armando Broja do të bëhet nënshkrimi i 10-të i verës për Ipswich Town pas Aro Muric, Ben Johnson, Jacob Greaves, Conor Tosnsend, Kalvin Phillips, Jens Cajuste, Omari Hutchinson, Sammie Szmodics dhe Delap.

22-vjeçari do t’i japë më shumë forcë dhe potencë repartit ofensiv të ekipit anglez që përfshin Liam Delap, George Hirst (do të vuajë një dëmtim në gju deri në tetor), Ali Al-Hamadi dhe Freddie Ladapo, i cili ka dalë në shitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco