A do të vazhdojë të luajë në kombëtaren kroate? Luka Modric shuan të gjitha dilemat

A do të vazhdojë të luajë në kombëtaren kroate? Luka Modric shuan të gjitha dilemat

18:05, 19/08/2024

 

Luka Modric do të vazhdojë të luajë në kombëtaren kroate. Lojtari i Realit, i cili pas një muaji mbush 39 vjeç, u thirr nga Zlatko Dalic për ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve në shtator, kundër Portugalisë dhe Polonisë.

Ndonëse pas zhgënjimit të Europianit pati disa dyshime për vazhdimësinë e tij në kombëtare, mesfushori legjendar i madrilenëve dhe kroatëve do të mbetet protagonist në futbollin ndërkombëtar.

Ëndrra e Luka Modric është të jetë në Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, në vitin 2026. Atëherë ai do të jetë 40 vjeç, gati të mbushë 41 vjeç, një moshë e madhe, por që shembujt janë. Në Europianin e fundit, Portugalia luajti në formacionin titullar me Pepen dhe Cristianon.

Modric gjithashtu e konsideron veten një pjesë të rëndësishme për skuadrën kroate, e cila e ka të vështirë të gjejë zëvendësues cilësor në mesfushë. Tërheqja e Marcelo Brozovic redukton edhe më shumë potencialin në atë zonë të fushës, në të cilën Luka ka ende shumë për të dhënë në ndeshje të rëndësishme si ato që vijnë për kroatët kundër portugezëve dhe polakëve.

Në fakt, ai dhe Perisic janë të vetmit që kanë mbetur nga garda e vjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco