Kush do ta transferojë Brojën? Edhe një skuadër angleze në garë për sulmuesin shqiptar

Kush do ta transferojë Brojën? Edhe një skuadër angleze në garë për sulmuesin shqiptar

14:55, 18/08/2024

Armando Broja vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi largimi nga Chelsea tanimë është i sigurt.

Sulmuesi shqiptar është në shitje nga skuadra londineze dhe shumë klube janë vënë pas tij.

Ipswich Town, Wolves dhe Everton e duan atë në Ligën Premier, por garës i është shtuar edhe një tjetër skuadër.

Ish-skuadra e Brojës, Southampton është futur në garë për sulmuesin shqiptar dhe dëshiron transferimin e tij.

Nga ana tjetër sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kërkohet edhe në Gjermani, me Stuttgartin që është gati ta marrë në huazim.

Megjithatë Chelsea vazhdon të mendoj vetëm për shitjen e tij dhe synon që nga largimi i shqiptarit të fitoj rreth 40 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco