'Gjithmonë ëndërroja Realin', përlotet talenti brazilian

'Gjithmonë ëndërroja Realin', përlotet talenti brazilian

18:32, 27/07/2024

 

 “Los Blancos” kanë prezantuar sot Endrick, sulmuesin e talentuar brazilian.

18-vjeçari ka firmosur deri në 2030 me kampionët e Spanjës dhe Europës, teksa ka zgjedhur fanellën me numër 16.

Gjatë prezantimit përpara tifozëve të rinj në mitikun Bernabeu, adoleshenti nuk i mbajti dot lotët, teksa u shpreh:

“Jam shumë i lumtur. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i Realit dhe sot ndodhem këtu. Kjo është një çmenduri!

Nuk gjej fjalët e duhura për të përshkruar atë që ndiej në këto momente. Gjithmonë kam ëndërruar të vija këtu, ëndërr që po realizohet sot”.

Rreth 48 mln euro do të paguajë Reali i Madridit në arkat e brazilianëve të Palmeirasit për kartonin e Endrick, i cili numëron 10 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren e Brazilit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco