Boksierja Donjeta Sadiku ngjitet në ring mbrëmjen e së shtunës në LOV ‘Paris 2024’

Boksierja Donjeta Sadiku ngjitet në ring mbrëmjen e së shtunës në LOV ‘Paris 2024’

08:40, 27/07/2024

Francë - E shtuna do të sjellë emocione të papërshkrueshme për sportistët dhe tifozët e Kosovës, teksa boksierja Donjeta Sadiku do të bëjë paraqitjen e saj në arenën e madhe të Olimpiadës së Parisit 2024.

Donjeta do të ngjitet në ring në orët e mbrëmjes, për t’u përballuar me boksieren nga Tajlanda, Thananya Somnuek, në kategorinë -60 kg. Ky meç do të nisë në orën 21:00 dhe premton të jetë një spektakël i vërtetë.

Ndërkaq, kundërshtarët e tyre i kanë mësuar edhe garuesit e Kosovës në xhudo, për duelet e të dielës, të hënës dhe të martës.

Siç pritej, kampionia olimpike Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg) janë bartëse të grupeve dhe kalojnë pa luftë raundet e para.

Distria do të paraqitet të dielën në orën 10:00 në raundin 1/16, ndërsa Nora Gjakova (-57 kg) do të përballet në raundin e parë me garuesen Enkhriilen Lkhagvatogloo të Mongolisë të martën.

Akil Gjakova (-73 kg) do të zbresë në tartam të hënën ku do të përballet me brazilianin Daniel Cargnin në luftën e parë.

Ndërkaq, Loriana Kuka (-78 kg) do të takohet në raundin e parë me Metka Lobnik të Sllovenisë, të mërkurën.

Garat e xhudos në secilën ditë nisin në orën 10:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK. Në rast se garuesit kosovarë kalojnë me sukses raundet e para, atëherë në raundet finale do të prezantohen pasditen e secilës ditë garuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco