PSG ‘kërcënon’ Barcelonën, ofron dyfish më shumë për Nico Williams

PSG ‘kërcënon’ Barcelonën, ofron dyfish më shumë për Nico Williams

13:17, 26/07/2024

PSG hyri në garë për Nico Williams dhe… hyri me gjithçka. Në “luftën” me Barcelonën për të siguruar anësorin e Athletic Bilbaos, parizienët janë gati për t’i ofruar kushte më të mira lojtarit se “Blaugranat”.

Parizienët mund të devijojnë rrugën e së ardhmes së anësorit të Bilbaos, të kërkuar nga Barcelona

Sipas “Catalunya Ràdio”, anësori 22-vjeçar dhe klubi katalan tashmë i kanë kushtet e dakorduara, thjesht duke paguar klauzolën prej 60 milionë euro, megjithatë ndërhyrja e PSG-së kërcënon marrëveshjen, pasi francezët pranojnë të dyfishojnë pagën që ofron Barcelona.

Pavarësisht deklaratave të fundit të presidentit të katalanasve, Joan Laporta, që dëshmojnë për gjendjen e mirë financiare të klubit për të përmbushur dëshirat e tij në këtë treg transferimi, do të jetë e pamundur të konkurrohet PSG për shumë që i ofron futbollistit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco