Zidane shfaqet në stërvitjen e Granadës, Uzuni poston foton në rrjetet sociale

Zidane shfaqet në stërvitjen e Granadës, Uzuni poston foton në rrjetet sociale

22:38, 19/07/2024

Myrto Uzuni kishte sot një spektator shumë të veçantë në stërvitjen e Granadas.

Legjenda e futbollit botëror, Zinedin Zidan, ishte i pranishëm për të ndjekur punën që po bën skuadra e la Liga 2, ku tashmë pjesë është edhe djali i tij, Luka.

Portieri i ri është transferuar te Granada dhe pritet të jetë protagonist si titullar në këtë edicion, ndërsa babai i tij i famshëm, ka zgjedhur që sot ta shihet në veprim nga afër në ditët e para të punës për sezonin e ri.

Një vizitë që ka “mobilizuar: lojtarët e Granadas, të cilët kanë përfituar nga rasti për një foto me legjendën e futbollit botëror.

Mes tyre dhe Myrto Uzuni, i cili ka shkrepur një foto kujtim me Zidan dhe e ka postuar në rrjetet sociale.

Zidan në fakt vizitonte shpesh stërvitjet e Eibarit, ku luajti në dy vitet e fundit Luka.

Ndaj pritet që një gjë ë e tillë të ndodhë edhe te Granada, me legjendën e futbollit botëror që mund të jetë shpesh edhe spektator në stadium në ndeshjet e ekipit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco