11 stadiumet spanjolle ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës 2030

11 stadiumet spanjolle ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës 2030

17:56, 19/07/2024

Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar 11 stadiumet që do të përdoren për Kupën e Botës FIFA 2030.

Përgatitjet për Kupën e Botës 2030 po vazhdojnë, me RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) që ka konfirmuar se cilat stadiume spanjolle do të përdoren për turneun.

Spanja do të ketë 11 stadiume, duke përfshirë “Santiago Bernabeu” të Real Madridit, “Camp Nou” të rinovuar të Barcelonës dhe “Wanda Metropolitano” të Atletico Madridit si fushat më të mëdha në listë.

Rivalët Real Sociedad (“Anoeta”) dhe Athletic Club (“San Mames”) gjithashtu do të shohin stadiumet e tyre të përdoren, së bashku me shtëpinë e Las Palmas në “Gran Canaria”, “La Rosaleda” në Malaga, “La Cartuja” në Sevilla, “Nueva Romareda” të Real Zaragoza dhe stadiumin e famshëm “Riazor” të Deportivo.

Përzgjedhjet e bëra do të thotë se nuk do të ketë ndeshje të Kupës së Botës në “Mestalla” të Valencias apo në “Balaidos” të Celta Vigo.

Vendet të tjera do të jenë në Marok, që do të ketë gjashtë stadiume, dhe Portugali, që do të ketë tre.

Spanja, Portugalia dhe Maroku do të presin Kupën e Botës, por ndeshjet do të luhen gjithashtu në Amerikën e Jugut si pjesë e festimeve për 100-vjetorin e Kupës së Botës të parë që u zhvillua në Uruguai në vitin 1930.

Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të organizojnë nga një ndeshje, duke bërë që turneu të zhvillohet në gjashtë vende dhe tre kontinente të ndryshme.

Ndeshja e hapjes së Kupës së Botës 2030 pritet të zhvillohet në Montevideo, Uruguai, si pjesë e festimeve për 100 vjetor.

Pritet që finalja të zhvillohet në Spanjë, me “Santiago Bernabeu” të Real Madridit si vendi i pritur për ngjarjen përfundimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco