Klubi i Serie A kërkon Marash Kumbullën, kushti i Romës për transferimin

Klubi i Serie A kërkon Marash Kumbullën, kushti i Romës për transferimin

20:44, 17/07/2024

Marash Kumbulla është ende në pritje që të mësojë se cila do të jetë e ardhmja e tij, pasi te Roma duket se nuk ka hapësira për t’u vënën nën urdhrat e Daniele De Rosit.

Lojtari është në shitje por oferta për ta blerë kartonin e tij për momentin nuk ka, pasi të gjithë duan ta shohin edhe një herë duke luajtur rregullisht.

Hipoteza më e mundshme, sipas mediave pranë klubit të Romës, është ajo e huazimit dhe një klub ka bërë një hap konkret.

Bëhet fjalë për Parmën e cila synon që të përforcohet me lojtarë me eksperiencë për sezonin e kthimit në Serinë A, duke parë te Kumbulla një të tillë.

Parma ka kërkuar huazimin deri në fund të sezonit të lojtarit, pa të drejtë blerje, por me mundësinë e një transferimi nëse gjërat shkojnë ashtu siç shpresohet.

Një hipotezë që tërheq edhe Romën, por e cila ka një kusht të panegociueshëm.

Klubi është gati ta lejojë huazimin falas, nëse Parma merr përsipër pagesën e plotë të rrogës vjetore të Kumbullës, e cila është rreth një milion e gjysmë euro.

Në ditët në vijim negociatat mes palëve do të vijojnë, me Kumbullën që ka shprehur gatishmërinë të transferohet në një klub ku të mund të luajë rregullisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco