Milani paguan klauzolën, kampioni i Evropës nis vizitat mjekësore

Milani paguan klauzolën, kampioni i Evropës nis vizitat mjekësore

11:36, 17/07/2024

 

Drejtuesit e Milanit, drejt Madridit për të paguar klauzolën e lirimit të Alvaro Moratas. Tashmë kanë mbetur vetëm vizitat mjekësore për kampionin e freskët të Evropës.

Vetë Morata konfirmoi transferimin te kuqezinjtë pasi u tha lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij të Atleticos së Madridit.

Për të kjo do të jetë përvoja e dytë në Serinë A, pasi kaloi disa vite me fanellën e Juventusit.

Atletico është informuar për pagesën e klauzolës së lirimit prej 13 milionë eurosh. Pas zyrtarizimit të pagesës së klauzolës, Atletico ndezi dritën jeshile për vizitat mjekësore të Moratas me Milanin që po zhvillohen direkt në kryeqytetin spanjoll, nën mbikëqyrjen e kuqezinjve.

Nesër, në fakt, Morata do të largohet me familjen e tij për disa javë pushime të merituara pas një sezoni rraskapitës, i cili përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pra duke e ngritur në qiejt e Berlinit trofeun e Euro 2024.

Mbërritja e Moratas në Milano është caktuar për javën e dytë të gushtit, pak para fillimit të kampionatit. Kuqezinjtë do të bëjnë debutimin e tyre në Serinë A më 17 gusht, kundër Torinos.

Ndeshja e parë Moratas me fanellën e re, megjithatë, duhet të jetë disa ditë më parë me rastin e Trofeut “Silvio Berlusconi”, kundër Monzas, e caktuar për 13 gusht 2024.

Milani e bindi Moratan me një kontratë katërvjeçare me vlerë 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse.

Marrëveshja përfshin gjithashtu opsionin për një sezon të mëtejshëm. Prandaj, Morata mund ta përfundojë përvojën e tij në Milano në moshën 37-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco