Për herë të parë në histori, 'Këpuca e Artë' e Europianit ndahet mes 6 futbollistësh

Për herë të parë në histori, 'Këpuca e Artë' e Europianit ndahet mes 6 futbollistësh

15:52, 15/07/2024

 

Ai që u mbyll mbrëmë në Berlin me triumfin e Spanjës ka qenë një Europian rekordesh.

Listës së gjatë të rekordeve u është shtuar dhe një tjetër mbrëmë dhe që ka të bëjë me “Këpucën e Artë” të kompeticionit.

Nisur dhe nga ndryshimet e bëra nga UEFA, veçanërisht pas kritikave të ashpra të ardhur nga Anglia, “Euro 2024” nuk do të ketë vetëm një fitues të këtij trofeu simbolik, por do të jenë plot 6 lojtarë, që do të ndajnë mes tyre “Këpucën e Artë”.

Harry Kane, Dani Olmo, Mikautadze, Musiala, Schranz dhe Gakpo janë shpallur golashënuesit më të mirë të turneut me nga tre gola.

Dhe në këtë mënyrë të gjithë këta do të jenë fitues të “Këpucës së Artë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco