Luan sonte finalen e Europianit dhe vendos për të ardhmen, Dani Olmo arrin akordin me klubin e madh

Luan sonte finalen e Europianit dhe vendos për të ardhmen, Dani Olmo arrin akordin me klubin e madh

18:52, 14/07/2024

Një nga protagonistët absolutë të Spanjës në fazën e eliminimeve direkte ka qenë Dani Olmo.

Pasi ka fituar vendin e titullarit, edhe për shkak të dëmtimit të Pedrit, ai ka shkëlqyer me tre gola që i kanë dhënë një dorë Spanjës për të arritur deri në stacionin fundor në Berlin.

Spanja ka fituar vitin e kaluar Ligën e Kombeve, por për Dani Olmon, kampionati europian është një tjetër kalibër.

Dhe pikërisht Spanja do të kërkojë të fitojë titullin kontinental 12 vjet pas suksesit të fundit në Kiev.

Mesfushori spanjoll ka një klauzolë largimi nga Lajpcig prej vetëm 60 milionë euro dhe afati i saj është deri më 15 korrik.

Skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti, ka pranuar të paguajë këtë klauzolë dhe zyrtarizimi është çështje orësh.

Ka qenë gazetari italian Xhanluka Di Marcio që ka njoftuar se Siti ka siguruar shërbimet e futbollistit spanjoll.

“Në orët në vijim priten ngjarje të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e tij. Interesimi më konkret për ish-lojtarin e Dinamo Zagrebit është Mançester Siti ka qenë për disa sezone që ndjek Olmon sepse Pep Guardiola është tifoz i tij i madh.

Kontrata e Olmos me Leipzig ka një klauzolë që përfundon së shpejti, më 15 korrik. Deri në atë afat mund të blihet për 60 milionë euro. Anglezët bënë presion për të mbyllur marrëveshjen në orët e ardhshme dhe kështu mundën konkurrentët më të mëdhenj të Olmos, që janë Çelsi dhe Barcelona”, ka shkruar Di Marcio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco