Euro 2024/ Superkompjuteri dhe Inteligjenca Artificiale zgjedhin fituesin e Europianit

Euro 2024/ Superkompjuteri dhe Inteligjenca Artificiale zgjedhin fituesin e Europianit

22:49, 12/07/2024

 

Spanja dhe Anglia do përballen të dielën në orën 21:00 në finalen e Euro 2024 në stadiumin e Berlinit, për të mbyllur një Evropian që zgjati një muaj në Gjermani.

Tanimë të shumtë janë ata që kërkojnë të bëjnë parashikime për fituesin, duke përdorur të dhënat e skuadrave dhe Inteligjencën Artificiale në bazë të algoritmeve të ndryshme.

Superkompjuteri “BESTiE”, ka simuluar tani rezultatin e finales mes Anglisë dhe Spanjës 100,000 herë për të zbuluar se kush do të triumfojë në datën 14 korrik. Një lajm i keq vjen për Anglinë pasi superkompjuteri parashikon që Spanja do të ngrejë trofeun.

Skuadra e Luis de la Fuentes ka një shans 54.7 përqind për të fituar ndeshjen. Anglisë i është dhënë vetëm 45.3 pë qind shans për të fituar Europianin e saj të parë.

Për të fituar ndeshjen brenda 90 minutave, spanjollëve iu është dhënë një shans 35.44 përqind, krahasuar me 32.94 përqind të Anglisë. Kjo do të thotë që superkompjuteri mendon se ka 31.62 përqind mundësi që ndeshjes t’i duhet të paktën koha shtesë për të gjetur një fitues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco