Yamal: Kjo është një ëndërr, Europianin e fundit e ndoqa në një qendër tregtare

Yamal: Kjo është një ëndërr, Europianin e fundit e ndoqa në një qendër tregtare

22:53, 10/07/2024

 

Lamine Yamal po shijon momentin e tij të lavdisë me Spanjën. Pas pak ditësh ai do të mbushë 17 vjeç, por mosha shumë e re nuk e ka penguar të kalojë në finalen e EURO 2024 si protagonist në radhët e Spanjës së tij.

Në një prononcim të bërë së fundi për mediet, futbollisti më i ri që ka shënuar në historinë e Europianit, deklaroi se është shumë i lumtur që kaluan në finale, ndërsa shtoi se EURO 2020 e ka ndjekur në një qendër tregtare.

“Jam shumë i lumtur me fitoren dhe me arritjen në finale. Nuk e di nëse ishte goli më i mirë i të gjithë kompeticionit, por për mua ishte më i veçanti sepse ishte goli im i parë me kombëtaren në EURO. Në ndeshjen ndaj Francës, pas minutës së 60-të, fillova të mendoj se do të arrijmë në finale, por mund të mendoja saktë vetëm pasi arbitri i fryu bilbilit, isha shumë i lumtur, sepse mbaja mend kampionatin e fundit të Europianit e kam ndjekur në një qendër tregtare me miqtë e mi e them gjithmonë dhe jam shumë i lumtur sepse është vërtet një ëndërr”-deklaroi Yamal.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco