Egnatia debuton në Champions League, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes me Borac

Egnatia debuton në Champions League, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes me Borac

20:22, 10/07/2024

Egnatia nis sot rrugëtimin e saj Europian në Ligën e Kampioneve, ku luan për herë të parë pasi u shpall kampione e Superiores në edicionin e kaluar.

Në vitin e saj të dytë në Europë, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kërkon që të bëjë menjëherë surprizën përballë kampionëve të Bosnjë Hercegovinës, Borac Banja Luka.

Rrogozhinasit shkojnë në këtë ndeshje me disa ndryshme në radhët e tyre, teksa ka pasur largime dhe afrime gjatë merkatos së verës, teksa disa prej emrave që kanë firmosur me kampionen e Superiores janë që sot në rreshtimin titullar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco