‘Bild’: Thomas Muller nuk do të luajë më për Gjermaninë

‘Bild’: Thomas Muller nuk do të luajë më për Gjermaninë

14:11, 10/07/2024

Thomas Muller nuk do të luajë më për kombëtaren gjermane, shkruan gazeta e njohur ‘Bild’. Në faqen e parë gazeta gjermane prezanton informacionin se sulmuesi 34-vjeçar i Bayernit ka vendosur përfundimisht që karrierën e tij ndërkombëtare ta mbyllë me Toni Kroos.

Kjo nuk është befasi, sepse vetë Muller, i zhgënjyer pas eliminimit nga Spanja në Shtutgart, e ka bërë të ditur.

 ‘Realisht, ka mundësi që kjo të jetë ndeshja ime e fundit ndërkombëtare. Pas UEFA EURO, do të ulem me trajnerin Julian Nagelsmann, me të cilin kam një marrëdhënie konfidenciale dhe do të marr një vendim. Por siç thashë, realisht unë e kam mbyllur’, tha Muller.

Ai shënoi 45 gola në 131 ndeshje për Gjermaninë, fitoi Kupën e Botës në 2014. Ai donte edhe UEFA EURO-n, por ‘furia’ dhe Mikel Merino i penguan me një gol në minutën e 119-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco