'Ata luajtën më mirë se ne', Mbappe pranon superioritetin e Spanjës

'Ata luajtën më mirë se ne', Mbappe pranon superioritetin e Spanjës

09:31, 10/07/2024

Ndonëse i zhgënjyer, Kylian Mbappe pranoi se Spanja luajti një ndeshje më të mirë se Franca e tij në gjysmëfinalen e luajtur në Dortmund, duke shtuar se Euro 2024 ishte një dështim për të.

"Ne luajtëm kundër një ekipi të mirë. Ata luajtën mirë. Ne nuk ishim në lartësinë e duhur dhe kështu ata morën kontrollin e lojës. Pra, ata janë në finale dhe ne jemi eliminuar. Ky është realiteti i futbollit. Për mua është e vështirë, është një dështim. Ne kishim ambicie të bëheshim kampionë europe. Unë kisha ambicie të bëhesha kampion europe dhe nuk jemi. Pra, që nga ai moment është një dështim i një gare", deklaroi sulmuesi.

Ndërkohë, që zhgënjim shprehu dhe Antoine Griezmann, i cili komentoi dhe vendimin e trajnerit Deschamps për ta nisur ndeshjen nga stoli.

“Të gjithë kemi ëndërruar të luajmë në finale. Pra imagjinoni zhgënjimin dhe zemërimin. Ne e nisëm shumë mirë 20 minutat e para. Ne do të duhet ta shikojmë ndeshjen dhe të shohim se çfarë mund të përmirësojmë gjithmonë”, tha Griezmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco