Morata mund të humbasë finalen? Spanjolli dëmtohet nga punonjësi i sigurisë në fund të ndeshjes

Morata mund të humbasë finalen? Spanjolli dëmtohet nga punonjësi i sigurisë në fund të ndeshjes

09:17, 10/07/2024

Alvaro Morata ka përjetuar një makth të vërtetë në fund të gjysmëfinales ndaj Francës, që mund t’i kushtojë dhe finalen e së dielës.

Sulmuesi spanjoll, ndonëse ishte zëvendësuar nga trajneri De la Fuente, ka pësuar një lëndim të rëndë, këtë herë krejt aksidentalisht.

Morata po festonte me shokët e ekipit, kur një punonjës sigurie, në tentativë për të kapur një tifoz që kishte hyrë në fushë, rrëshqiti dhe u përplas në këmbët e tij.

Sulmuesi u pa të çalonte dhe të mbante gjurin me dorë, madje disa media raportuan se ai mund të humbasë finalen, teksa nuk ka ende një reagim zyrtar për këtë incident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco