Dështon Franca, Spanja finalistja e parë e 'Euro 2024'

Dështon Franca, Spanja finalistja e parë e 'Euro 2024'

22:53, 09/07/2024

Në “Allianz Arena” të Mynihut u luajt gjysmëfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Francës, shkruan Syri.net.

Spanja dhe Franca kanë prodhuar spektakël, në sy të 66 mijë tifozët e pranishëm, në “Allianz Arena”, me “Furitë e Kuqe”, spanjolle që arrijnë për herë të 5-të në finalen e një Evropiani, pas fitores së ngushtë, 2 me 1, ndaj “Gjelave” të Francës.

Pavarësisht rezutlatit goli i parë i sfidës erdhi nga “Gjelat” francezë, me “yllin” e PSG, Randal Kolo Muani, i cili dërgon në rrjetë një krosim fantastik, të Kylian Mbappe, duke shënuar golin e parë, “të vërtetë” për francezët, në Euro 2024, vetëm 8 minuta pas nisjes së sfidës, ndaj Spanjës, megjithatë kundërpërgjigja ishte e shpejtë.

Nuk ka vonuar dhe barazimi nga spanjollët, ishte 16 vjeçari, Yamin Yamal i cili shënon një gol spektakolar në portën e Meignan.Pas plot pesë ndeshjesh, ku arriti të asistojë shokët e tij të skuadrës në 3 raste, tashmë “ylli” spanjoll, Lamine Yamal ka arritur të gjejë golin e parë në Euro 2024, duke vendosur baraspeshën në “Allianz Arena”, të Mynihut.

Një goditje perfekte e talentit “Katalanas” përplaset fillimisht me shtyllën për të përfunduar mrekullisht në portën e Maignan. Realizimin perfekt. Rezultati shkon në 1 me 1

Katër minuta më vonë, një autogol i francezëve, i realizur nga Kounde, i jep avantazhin Spanjës, duke e çuar rezultatin në 2-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco