Zaniolo rikthehet në Serie A, bashkohet me Gjimshitin tek Atalanta

Zaniolo rikthehet në Serie A, bashkohet me Gjimshitin tek Atalanta

17:19, 05/07/2024

Nicolo Zaniolo është zyrtarisht lojtari më i ri i Atalantas. Pasi iu nënshtrua testeve mjekësore ditën e enjte, ish-mesfushori i Romës u zyrtarizua si lojtar i ri i skuadrës nga Bergamo.

Në një reagim në rrjetet sociale, Atalanta bën me dije se e ka afruar Zaniolo-n në formë huazimi nga Galatasaray.

“Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se ka transferuar Nicolo Zaniolo-n nga Galatasaray në formë huazimi deri më 30 qershor 2025, me të drejtë blerjeje në fund të huazimit nëse plotësohen kushtet e vendosura në kontratë”, shkruhen në reagimin e klubit bergamask.

Në sezonin e fundit, Zaniolo luajti në Premier League me Aston Villa-n, ku bëri 39 paraqitje duke shënuar 3 gola.

Tani ai rikthehet në Itali, pasi u largua nga Roma në dimrin e 2023-shit për t’u transferuar në Turqi te Galatasaray.

Ky huazim Atalantës i kushtoi 3 milionë euro, me të drejtën e blerjes për 18 milionë euro, e cila do të kthehet në detyrim nëse mesfushori do të luajë 65-70% të ndeshjeve, për një shifër totale rreth 22 milionë euro (përfshirë bonuset).

Një shifër që gëzon edhe Romën, pasi “verdhekuqtë” kishin ruajtur një përqindje të rishitjes nga Galatasaray.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco