Mbrojtësi rumun pas eliminimit: Holanda mund të fitojë Europianin

Mbrojtësi rumun pas eliminimit: Holanda mund të fitojë Europianin

18:05, 03/07/2024

Mbrojtësi i Rumanisë, Radu Dragusin, ka folur për kanalet zyrtare të UEFA-s pas humbjes 0-3 ndaj Holandës në 1/8-at e EURO 2024.

Ai theksoi se në të ardhmen skuadra e Rumanisë do të bëjë më mirë, ndërsa shtoi se mendon që Kampionatin Europian, Gjermani 2024 ka mundësi ta fitojë Holanda.

“Jam i trishtuar sepse po kthehemi në shtëpi. Ne donim të vazhdonim turneun dhe t’i bënim të lumtur përsëri tifozët tanë, por unë jam krenar dhe e di që kemi krijuar diçka përmes kësaj përvoje dhe jam i sigurt se në të ardhmen do të arrijmë rezultate edhe më të mira.

Këto momente janë të veçanta, të jashtëzakonshme. Tifozët tanë këtu në Gjermani dhe në shtëpi ishin fantastikë. Të gjithë thanë se ishin të mrekullueshëm, vetëm më vjen keq që nuk mund të bënim më shumë. Unë mendoj se Holanda është favorite për ta fituar Europianin”, deklaroi Dragusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco