‘Xhaka bënte ç’të donte në mesfushë’/ Capello me fjalë të mëdha për shqiptarin e Zvicrës

‘Xhaka bënte ç’të donte në mesfushë’/ Capello me fjalë të mëdha për shqiptarin e Zvicrës

12:13, 01/07/2024

Zvicra u përkujdes për të shkaktuar befasi, pasi eliminoi Italinë nga Kampionati Evropian Euro 2024.

Edhe në këtë sfidë fantastik ishte Granit Xhaka që shkëlqeu në mesfushë, derisa Zvicra fitoi me rezultat të pastër 2-0.

Trajneri legjendar italian, Fabio Capello ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke thënë se Xhaka ka dominuar i vetëm në mesfushë.

‘Nuk do të them se do ta fitojmë Kampionatin Evropian, por do të japim gjithçka’ - Xhaka flet pas kualifikimit në çerekfinale

‘Për atë që pashë në fushë, mendoj se Spalletti i bëri shumë konfuzë lojtarët e tij. Në rolin e ‘playmakerit’, luajtën Jorginho dhe Fagioli, por asnjë nga të dy nuk ka karakteristikat e Lobotkës që Spalletti përdorte te Napoli. Në ndeshjen ndaj Zvicrës, Xhaka bënte çfarë të donte në mesfushë, Fagioli as nuk i afrohej’.

Tutje Capello ka pasur edhe kritika të mëdha për Spalletin, sidomos për ndeshjen me Spanjën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco