VIDEO/ Foden barazon rezultatin, por VAR-i prish festën e anglezëve

VIDEO/ Foden barazon rezultatin, por VAR-i prish festën e anglezëve

19:09, 30/06/2024

Në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit, “Tre Luanët” e Gareth Southgate, po sfidojnë Sllovakinë, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Euro 2024, shkruan Syri.net.

Në minutën e 24, Sllovakia kalon në avantazh falë golit të Schranz.

Një aksion perfekt i djemve të Francesco Calzona u finalizua më së miri nga “fantazisti” i sulmit Ivan Schranz, i cili me një goditje diagonale brenda zonës tund rrjetën e Pickford.

Në fillim të pjesës së dytë, Anglia vendos baraspeshën me anë të Foden. Sulmuesi shënon me portën e boshatisur, pas asistit të marrë nga Trippier. Goli anulohet për pozicion jashtë loje nga VAR-i.

VIDEO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco