Më qejfliu, më i pabinduri... Elsaid Hysaj zbulon gjithçka për shokët e Kombëtares

Më qejfliu, më i pabinduri... Elsaid Hysaj zbulon gjithçka për shokët e Kombëtares

15:21, 28/06/2024

Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare Elsaid Hysaj ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në programin sportiv 'Kampionët'. Moderatorja i drejtoi disa pyetje pikante për shokët e skuadrës të cilave Hysaj ju përgjigj fare pa ngurruar, duke na zbuluar kështu disa detaje që nuk i dinim rreth futbollistëve tanë.

Pjesë nga intervista!
Lojtari më gjumash?

 Asllani, Broja.

Lojtarit që i mbet hatri më shumë?
 Ndoshta Laçi, është një nga ata që po qeshe pak me të mund të bëhet dhe serioz për momentin.

Lojtari me më shumë batuta?
Ndoshta unë jam një nga ata.

Më seriozi në skuadër?
Berisha.

Kush është më qejfliu në skuadër?
Djemtë e rinj, Bajrami, Asllani.

Kush e vuan më shumë humbjen?
Të gjithë.

Kush rri më shumë në telefon?
Bajrami.

Kush i përgjigjet gruas me sekonda?
Elseid Hysaj: Unë

Kur thotë Silvinjo “ikni të flini”, kush rri më shumë zgjuar?
Silvinjo nuk e ka në tip, por janë Strakosha, Mihaj, Laçi që rrinë zgjuar.

Kush e ka më mirë me Presidentin?
Të gjithë e kanë mirë me Presidentin.

Kush merret më shumë me lookun?
Unë.

Loja që luanit më shumë në kohën e lirë?
Kemi luajtur një lojë për 15-20 ditë, një lojë “mos u nxeh” dhe ishim një grup, unë, Berisha, Kastrati dhe Kumbulla dhe po luanim shumë shpesh, po filloi Berisha duke humbur si shumë, edhe Kastrati, të dy nuk e pranonin humbjen, por ishin më skandalozët e asaj loje.

Kujt i shkuajnë gocat më shumë?
Asllanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco