EURO 2024/ Premio e majme për lojtarët spanjollë, ja sa vlen trofeu i Europianit

EURO 2024/ Premio e majme për lojtarët spanjollë, ja sa vlen trofeu i Europianit

16:23, 26/06/2024

 

Federata Spanjolle e Futbollit ka përfituar deri tani 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen, plus një milionë e gjysmë të tjerë për kualifikimin në fazën e 16-shes në Euro 2024.

E duke filluar nga ndeshjet e kësaj faze, futbollistët do të përfitojnë nga njëqind mijë euro secili. Ndërsa nga çerekfinalja e më tej, ata do të fillonin të grumbullonin shuma për çdo fitore deri në arritjen e maksimumit prej 435,000 për suksesin në finale.

Ky shpërblim për futbollistët e kombëtares spanjolle është përcaktuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, presidenti i së cilës, Pedro Rocha ka nënshkruar një marrëveshje me kapitenin Morata për këtë gjë.

Logjikisht, ky shpërblim do të vijë sepse të ardhurat e Federatës do të rriteshin gjithnjë e më tepër.

Nëse Spanja kalon raundet njëri pas tjetrit. 9.25 plus një milion e gjysmë euro për 16-en, shtojmë 2.5 për çerekfinalet, katër për gjysmëfinalen, pesë për finalen dhe tre të tjera për titullin.

Përveç kësaj, shtohen një milion euro për çdo fitore, duke përfshirë tre fitoret në fazën e grupeve dhe gjysmë milioni për çdo barazim. Në total, shuma maksimale që Federata spanjolle do të grumbullonte do të ishte gati 30 milionë euro.

E nëse fiton titullin kampion evrope, Luis de la Fuente dhe stafi i tij do të marrin të njëjtat shpërblime, si dhe t’i ofrohet një kontratë e re si trajner deri në Botërorin 2026 për një shumë prej dy milionë euro në vit, plus shpërblime të veçanta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco