FIFA publikon renditjen e re, mësoni çfarë ka ndodhur me Shqipërinë dhe Kosovën

FIFA publikon renditjen e re, mësoni çfarë ka ndodhur me Shqipërinë dhe Kosovën

17:34, 20/06/2024

FIFA ka publikuar renditjen e re të skuadrave kombëtare. Shqipëria, që humbi 2-1 ndaj Italisë dhe barazoi 2-2 kundër Kroacisë në Euro 2024, nuk ka lëvizur asnjë pozicion krahasuar me muajin e kaluar.

Kuqezinjtë e Sylvinhos mbetën të 66-t në botë, ndërkohë që Kosova ka humbur tri pozicione krahasuar me muajin maj.

Dardanët e Franco Fodës, të cilët humbën 3-0 miqësoren përballë Norvegjisë, tani mbajnë pozitën numër 105 në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria rikthehet në fushë të hënën e 24 qershorit kundër Spanjës në Dusseldorf, sfidë ku vlen vetëm fitorja për t’u kualifikuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco