VIDEO/ Sllovenia e pëson në fund, Serbia i heq fitoren në minutat shtesë

VIDEO/ Sllovenia e pëson në fund, Serbia i heq fitoren në minutat shtesë

17:02, 20/06/2024

Sllovenia ka barazuar ndaj Serbisë me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Sllovenët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Adam Gnezda dhe Jan Mlakar, por në të dyja rastet portieri ishte në pozicionin e duhur.

Në anën tjetër, Dusan Vlahovic dhe Alesandar Mitrovic kishin raste, por nuk kishte gol.

Edhe në fund të pjesës së parë të dy skuadrat kishin nga një rast, sllovenët me Benjamin Sesko, ndërsa serbët me Mitovovic, por rrjetat nuk u prekën.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi serbëve që kishin dy raste të mirë më Mitrovic, por mbrojtja dhe shtylla i shpëtuan sllovenët.

Në minutën e 69-të, Zan Karnicnik mori një pasim të bukur nga Timi Max Elsnik për të shënuar për 1-0 për Slloveninë.

Minutat e fundit i takuan serbëve që krijuan disa raste shënimi, por që deri në minutën e 90-të sllovenët ishin të qetë duke larguar të gjitha goditjet.

Por kur zhvillohej minuta e pestë shtesë, Luka Jovic me kokë shënoi për 1-1.

Sllovenia tani ka dy pikë, ndërsa Serbia mbetet me një pikë pas dy ndeshjeve.

https://streamin.one/v/d895a0e1

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco