Sylvinho vlerëson Kroacinë: Rezultati ndaj Spanjës nuk tregon asgjë, kanë lojtarë mjaft të aftë

Sylvinho vlerëson Kroacinë: Rezultati ndaj Spanjës nuk tregon asgjë, kanë lojtarë mjaft të aftë

17:51, 18/06/2024

Shqipëria do të përballet të mërkurën me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Euro 2024. Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Numri një i pankinës u shpreh se e kupton shkallën e vështirësisë, por tha se është mjaft optimist për këtë përballje.

“Ky është një grup shumë i vështirë patjetër. Por mendoj që është një gëzim shumë i madh për ne që jemi këtu, se luajmë kundër ekipeve më të mira, mësojmë ndaj këtyre ekipeve, nuk ka negociata fare, gjatë 90 minutave. Do të bëjmë gjithçka që mundemi, është gëzim që luajmë kundër ekipeve të fuqishme, të forta, këtyre skuadrave që kanë lojtarë të klubeve më të mëdha, është e mrekullueshme të luajmë kundër skuadrave të tilla. Kemi shumë gjëra për të mësuar, unë nuk do të heq dorë asnjëherë.

Kjo është ajo që kemi bërë ndaj Italisë, e kemi respektuar por kemi qenë në lojë deri në minutën e fundit, pothuajse erdhëm edhe te goli i barazimit. Ndoshta nesër fitojmë, kush e di? Por nesër do të jemi aty për të luajtur”, tha ndër të tjera Silvinjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco