Ndeshja me Italinë/ Kapiteni kuqezi: Një rezultat i mirë na jep vetëbesim! Përballja me Scamacca, pa rëndësi

Ndeshja me Italinë/ Kapiteni kuqezi: Një rezultat i mirë na jep vetëbesim! Përballja me Scamacca, pa rëndësi

18:05, 14/06/2024

Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Signal Iduna Park” do të sfidojnë Italinë, në ndeshjen e parë, të rrugëtimit të tyre të dytë në një Kampionatit Europian futbolli.

Pas konferencës për media të italianëve, tashmë kanë dalë edhe “Legjionarët” tanë, ku bashkë me teknikun Sylvinho është edhe kapiteni Berat Gjimishti.

Gjimshiti theksoi rëndësinë e një rezultati pozitiv ndaj Italisë, si dhe për përballjen me shokun e tij, tek Atalanta, Gianluca Scamacca.

Gjimshiti: Janë tre ndeshje të rëndësishme. Një rezultat pozitiv të jetë vetëbesim. Do të jetë diçka motivuese që mund të ndryshojë rrugëtimin në këtë fazë grupesh.

Besoj që përballë Scamacca do të bëjë mirë. E njoh mirë, por akoma nuk kam folur me të që prej fitores në Europa League, por besoj që nuk është me rëndësi përballja me të, por mes dy skuadrave.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco