Futbollisti Zhegrova zgjedh Green Coast, poston foto nga pushimet në Shqipëri

Futbollisti Zhegrova zgjedh Green Coast, poston foto nga pushimet në Shqipëri

18:49, 13/06/2024

Edon Zhegrova futbollisti profesionist kosovar që luan me klubin francez Lille dhe me përfaqësuesen kombëtare të Kosovës, po kalon këto ditë të nxehta vere duke u freskuar në ujrat e kristalta dhe relaksin e Green Coast.

Zhegrova ka ndarë foto nga pushimet e tij në Instagram, duke ndarë me ndjekësit momentet e tij të qetësisë larg fushave dhe ndeshjeve.

Edon Zhegrova, i lindur në Gjermani dhe i rritur në Prishtinë, është një futbollist me karrierë të mirënjohur. Ai ka luajtur për ekipe të ndryshme në Kosovë dhe Belgjikë dhe ka pasur eksperienca të suksesshme me klube si Basel dhe Lille.

Zgjedhja e Zhegrovës për  t’u relaksuar në Shqipëri është një promovim i bukur që a i bën bregdetit fantastik shqiptar në Green Coast, i pajisur me çertifikimin Blue Flag. Në Green Coast është kthyer në një destinacion tashmë për këngëtarë, aktorë e futbollistë nga shumë vende të botës, duke u bërë edhe ambasadorë të promovimit të bukurive shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco