Super talenti Art Ramadani ndan rrugët me KF Kikën

Super talenti Art Ramadani ndan rrugët me KF Kikën

13:53, 03/06/2024

Njëri ndër golashënuesit dhe asistuesit më të mirë, Art Ramadani, ka ndarë rrugët me Klubin e Futbollit Kika.

Derisa Arti tash është në negociata me disa përfaqëues të klubeve vendëse e të huaja për angazhim.

Sulmuesi i krahut dhe qendër sulmuesi gjatë dy sezonave ka realizuar 19 gola dhe 15 asistime.

Shumë prej golave ishin vendimtar për lojën.

Art Ramadanin, e karakterizojnë si lojtar të shquar edhe gjatësia, shpejtësia, finalizimet dhe gjindshmëria në fushë.

Ai dëshmon mjeshtri dhe talent të padiskutueshëm në mesin e 11- shes së parë të lojtarëve, duke shpresuar në rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen.

Futbollisti Art Ramadani,  falënderon klubin dhe presidentin e KF KIKA për bashkëpunimin e deritanishëm.

Derisa tash është duke i shqyrtuar disa oferta nga klubet e Kosovës si dhe jasht saj.

Ai në fund të vitit të kaluar ishte takuar edhe me trajnerin legjendar Gianni De Biasi.

Po ashtu takim miqësor kishte pasur edhe me kryetarin e Klubit Futbollistik Otrant- Olympic nga Ulqini i Malit të Zi Skender Rexha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco