Finalja e Ligës së Konferencës, publikohen formacionet zyrtare të Olimpiakos-Fiorentina

Finalja e Ligës së Konferencës, publikohen formacionet zyrtare të Olimpiakos-Fiorentina

20:27, 29/05/2024

Athina pret sot finalen e edicionit të tretë të Ligës së Konferencës, me një skuadër vendase si protagoniste. Olimpiakosi do të përballet me Fiorentinën dhe ekipi grek është pak më i favorizuar pikërisht nga faktori fushë në këtë duel.

Grekët kanë bërë gjithçka mirë teksa eliminuan në rrugëtimin e tyre edhe favoritët e turneut, Aston Vilën e Unai Emeri, me dy ndeshje mbresëlënëse.

Ndërsa Fiorentina kthehet për të dytin vit radhazi në finale, duke shpresuar që këtë herë të dalë fituese dhe të bëjë të sajën trofeun.

Në radhët e Olimpiakosit bie në sy se Andreas Ndoj, mbrojtësi shqiptar i cili braktisi përfaqësueset kuqezi për t’iu bashkuar atyre greke, është lënë në stol nga trajneri Mendilibar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco