‘Firmos me Napolin me një kusht’, zbulohet kërkesa e Contes

‘Firmos me Napolin me një kusht’, zbulohet kërkesa e Contes

16:09, 29/05/2024

Vazhdojnë pa ndërprerje bisedimet mes Napolit dhe Antonio Contes.

Pasi trajneri i dha miratimin presidentit Aurelio De Laurentiis për të marrë drejtimin e skuadrës ka nisur faza e diskutimit të kohëzgjatjes së kontratës.

Nëse çështja që ka të bëjë me të drejtat e imazhit duket se nuk do të krijojë probleme, ndryshe qëndron puna sa u përket klauzolave.

Trajneri nga Lecce insiston që të përfshihet një klauzolë lirimi. Që do t’i lejonte të vendoste brenda çdo viti nëse do apo jo që të vazhdojë aventurën nën hijen e Vezuvit.

Pronari ndërkohë synon që të përsërisë atë që ka bërë në të kaluarën me trajnerët e tjerë. Të cilëve u jepte mundësinë për të rinovuar kontratën çdo pranverë.

Vizione të ndryshme të bashkuara nga dëshira për ta rikthyer Napolin në luftë për kreun.

Për këtë arsye Conte, i cili do t’i kushtojë Napolit 60 milionë euro bruto në tri sezone, duke përfshirë dhe bonuset, do të ketë një buxhet merkatoje prej më shumë se 200 milionë eurosh.

Që do të krijohet nga paratë që do të vijnë nga shitja e bomberit Osimhen.

Teksa mbeten për t’u zgjidhur dhe situatat me kapitenin Di Lorenzo dhe Kvaratskhelia.

Anësori i djathtë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga Napoli, ndërsa për gjeorgjianin ka mbërritur një ofertë nga PSG. Al-Khelaifi ka vënë në pjatë plot 100 milionë euro.

De Laurentiis i ka përgatitur një propozim rinovimi prej 4.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuset.

Mbërritja e Contes mund të bëjë që shumë situata të ndryshojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco